Chelsea ka regjistruar humbje ndaj Brentfordit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Premierligë.
Skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino u mposht në shtëpi, duke regjistruar kështu ndeshjen e dytë radhazi pa fitore, si dhe humbjen e katërt këtë sezon.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Stamford Bridge” përfundoi me rezultatin 0:1.
Golin e vetëm dhe të fitores për “Bletët” e shënoi Ethan Pinnock, në minutën e 58-të.
Brentfordi pas kësaj fitore ka 13 pikë dhe renditet në pozitën e dhjetë në tabelë.
Chelsea është një pozitë më poshtë me 12 pikë.