Chelsea ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Everton.
Gjatë gjithë ndeshjes kishte mjaft intensitet nga të dy ekipet
Chelsea kaluan në epërsi me golin nga Jorginhos, i cili shënoi në minutat shtesë të pjesës së parë, nga pika e bardhë.
Pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të mysafirëve.
Pjesa e dytë ishte pothuajse e njëjtë si ajo e 45 minutave të parë.
Të dy skuadrat po kërkonin golin, Chelsea për të qetësuar lojën, ndërsa Everton për të barazuar ndeshjen.
Gjatë këtij takimi ndodhën edhe tre lëndime, dy nga radhët e vendasve ( Ben Godfrey dhe Yerry Mina) dhe një tek mysafirët (Kalidou Koulibaly).
Në lojë u inkuadrua edhe sulmuesi shqiptar, Armando Broja, por që nuk arriti të lë gjurmë në ‘Goodison Park’.
Me këtë fitore të vështirë, Chelsea mori pikët e plota ndaj Evertonit.