5.8 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Biden rezulton negativ në testin për Covid-19

- Advertisement -

Presidenti i ShBA-së, Joseph Biden, ka rezultuar negativ në testin për Covid-19, pas disa ditësh pozitiv, tha sot mjeku i tij Kevin O’Connor.

Ai tha se Biden do të dalë nga izolimi nëse ai është përsëri negativ për Covid-19 në testin e radhës.

Biden (79) për herë të parë doli pozitiv për virusin korona më 21 korrik dhe doli nga izolimi të mërkurën javën e kaluar.

Tri ditë më vonë, të shtunën, për të qenë të saktë, Biden doli sërish pozitiv për virusin korona, të cilin O’Connor e shpjegoi si një rast të një “kthimi” të infeksionit që u regjistrua në një përqindje të vogël të pacientëve që përdorin ilaçin antiviral Paxlovid.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit