17.4 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Chelsea e gjen trajnerin e ri, nënshkruan me Enzo Marescan

- Advertisement -

Pas disa ditësh pa trajner në krye të skuadrës, Chelsea tashmë po duket se është ‘rehatuar’.

Sipas gazetarit sportiv italian, Fabrizio Romano, “Blutë e Londrës” tashmë është pajtuar të nënshkruajë me trajnerin e Leicester Cityt, Enzo Maresca.

Siç ka raportuar gazetari italian, Maresca do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare, që e mban atë në klub deri në vitin 2029.

Italiani, sezonin që lamë pas ishte në krye të Leicester Cityt, me të cilin arriti të gjejë rrugën për në Premier League, duke qenë i pari në Championship.

44-vjeçari, më herët ishte asistent i Pep Guardiolas te Manchester City, ku fitoi tripletën e famshme me skuadrën e kaltër nga Manchesteri.

Chelsea përfundoi në vendin e gjashtë sezonin e kaluar, duke u kualifikuar në play-offin e Ligës së Konferencës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit