28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

A do ta dëgjojë Specialja alarmin e krerëve të UÇK-së për proces më të shpejt?

- Advertisement -
Pas gati katër vitesh në qelitë e Hagës ku po mbahen si të dyshuar për krime lufte, krerët e UÇK ‘së kërkuan që procesi kundër të tyre të përfundojë më shpejt. Në konferencën statutore në Dhomat e Specializuara që u mbajt dje e ku u përballën Trupi Gjykues, Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe Mbrojtja e të akuzuarve, fjalën e tij e tha edhe Kadri Veseli. Ai kërkoi gjykatësve që ”ky proces para popullit të Kosovës të jetë jo vetëm fer para popullit të Kosovës por edhe të ruajë dhe garantojë një gjykim të drejtë e në kohë të arsyeshme”. E njëjta u tha edhe nga Mbrojtja e Hashim Thaçit. A do t’i dëgjojë Haga?

 

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka gjetur dje gjatë konferencës statutore një moment për t’i kërkuar Gjykatës Speciale gjykim në  të kohë të arsyeshme. Ai u përmendi faktin se si Prokuroria në paraqitjen e parë kishte thënë se u duhen 545 orë për procesin ku po akuzohen për krime lufte ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetari I Kuvendit Kadri Veseli, ish-deputeti Rexhep Selimi dhe ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi.

Veseli theksoi se është në interes të publikut që të garantohet një gjykim të drejtë e në kohë të arsyeshme.

“Që nga dita e parë kur jemi futur në këtë sallë, Prokuroria ka kërkuar në mënyrë mjaft transparente 545 orë. Prej ditës së parë faktikisht secili e dinim se 545 orë me procesin që do të zhvillonin në këtë sallë, do të kalonin edhe tri vjet, e 4 vjet e nuk do të mund të përfundonte prokuroria, edhe po të mos bëhej asnjë pyetje, as mbrojtja e as ju si trup gjykues. Ajo që dua të them trup gjykues është kjo. Besoj se është interes publikut, jo vetëm tonin si të akuzuar. Se dikush duhet të marrë përgjegjësi të vendimmarrjes që ky proces para popullit të Kosovës të jetë jo vetëm fer, jo vetëm transparent, jo vetëm të respektoj procedurat e kushtetutën e ligjet e Republikës së Kosovës, por edhe të ruajë dhe garantojë një gjykim të drejtë e në kohë të arsyeshme”, është shprehur Veseli.

Ai ka thënë se respektimi i këtyre parimeve nuk ka të bëjë vetëm me fatin e tyre si të akuzuar.

“Unë si njëri nga të akuzuarit i nderuar trup gjyqësor, frikësohem se nëse nuk respektohen këto parime, s’ka të bëjë vetëm me fantin tonë individual. Ka të bëjë me një mesazh që do të dërgojmë te populli i Kosovës që e ka krijuar me vetëdije të plotë, por edhe me besim, këtë Gjykatë, te ju si partnerë tanë ndërkombëtarë dhe nuk duhet asnjë ,mënyrë t’i cenohet ky besim që e ka shtetin ligjor e drejtësinë ndërkombëtare.

Dje avokatët e të akuzuarve janë ankuar për stërzgjatje të gjykimit për faj të prokurorisë.

Avokati I  ish-presidentit Hashim Thaçi, avokati Luka Mishetiq, tha se me ritmin që e ka zhvilluar prokuroria marrjen në pyetje të dëshmitarëve nuk do të përmbushen planifikimet që dëshmitarët e saj t’i përfundojnë dëshmitë deri në prill 2025.

Prokurori Matthew Halling ka theksuar se numri total i dëshmitarëve që pritet të merren në pyetje është 104 dhe se që nga dhënia e urdhrave të fundit për përshpejtim të procesit nga gjykata, e ka përshpejtuar procesin e paraqitjes së dëshmive të dëshmitarëve të saj.

Analisti Blerim Latifi në procesin kundër krerëve të UCK’së në Hagë ka vërejtur një strategji të prokurororisë që ky proces të zvarritetet pafundësisht, sic thotë ai.

“Ekipet mbrojtëse e kanë hetu një tendencë tanimë shumë evidente, që është strategjia e Prokurorisë me zvarrit pafundësisht këtë proces” thotë Latifi.

Ai thekson se vet procesi stëzgjatur në fund mund të shndërrohet në dënim efektiv ndaj krerëve të UÇK-së.

Taulant Hodaj, avokat, duke folur për Gjykatën Speciale, konkretisht mundësinë se sa mund të zgjasë gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, tha se procesi mund të zgjasë deri në vitin 2027.

Avokati Hodaj tha se nëse shkon me këtë ritëm, procesi mund të zgjasë deri në 2027-ën.

“Nëse shkon me këtë ritëm është e vërtetë që në 2027-ën që thanë avokatët e mbrojtjes në 2027-ën s’mundet me i kry prokuroria e lerë më kjo. Mendoj që nuk është në përputhje me standardet evropiane që janë të vërtetuara nga aktgjykimet e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg dhe mendoj që ato janë të aplikueshme edhe në Gjykatën Speciale dhe kjo bie ndesh nëse vazhdon me këtë ritëm. Por shpresoj që në të ardhmen që prokuroria do të tërhiqet nga disa dëshmitarë të tjerë në mënyrë që të vazhdojë dhe pastaj mbrojtja mendoj që s’ka me pas shumë dëshmitarë”, tha Hodaj në Pressing.

“Përndryshe mendoj që ky rast ka me qenë rasti më i madh sepse ka shumë pika të aktakuzës shumë mbrojtës dhe mendoj që kjo është një arsye pse po vonohet, pra dy palët janë duke i shfrytëzu ato hapësirat ligjore”, tha Hodaj tutje.

Analisti Artan Behrami tha se nëse Specialja e dënon një nga të akuzuarit, Serbia do të na dërgojë në GJND.

“Ne e rrezikojmë edhe një gjë që nëse njëri nga ta dënohet, hapi i radhës i Serbisë është të çon në GJND. Shtetet që janë kriju mbi krimet e luftës, e vërtetume prej një gjykate ndërkombëtare janë shtete ilegale dhe në këtë thirret Serbia, tha Behrami në Pressing.

“Votimi në OKB që ndodhi me qat proporcion të votave kanë me shfrytëzu epilogun e kësaj gjykate edhe Kosova ka me hy në rezolutë, unë s’po them që kalon. A ka me u mundu Serbia me përdorë këtë, ka me u mundu”, tha ai.

“E ki një qeveri keq me Amerikë, keq me BE, keq me rajon”, u shpreh Behrami.

Pjesëtarët e Shtabit të Përgjithshëm Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe Rexhep Selimi, u arrestuan më 4 e 5 nëntor 2020. Ata janë deklaruar të pafajshëm në akuzat e prokurorisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit