E ardhmja e sulmuesit shqiptar, Armando Broja, duket se është në “Stamford Bridge”.
Sipas, Football Insider, Chelsea do të bllokoj çdo ofertë për 22-vjeçarin.
Fulham është një nga skuadrat e interesuar për Brojën.
Broja nuk ka qenë një startues i rregullt për Chelsean këtë sezon, duke bërë vetëm shtatë paraqitje në të gjitha garat dhe duke shënuar një gol.
Megjithatë, besohet se “Blutë” do të duhet të nënshkruajnë me një sulmues të ri përpara se të lejojnë 22-vjeçarin të largohet.
Reprezentuesi shqiptar është rikthyer vetëm së fundmi nga një dëmtim i rëndë në gju, i cili e mbajti jashtë për pjesën më të madhe të sezonit 2022-2023.
Broja ka kontratë në “Stamford Bridge” deri në qershor të vitit 2028 pasi nënshkroi një marrëveshje të re afatgjatë shtatorin e kaluar.