8.2 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Chelsea dhe Liverpooli ndahen baras në një ndeshje triller, e cila mund t’i ketë lënë të dyja jashtë garës për titull

- Advertisement -

Chelsea dhe Liverpooli kanë barazuar 2:2 në një ndeshje dramatike të dielën, rezultati i së cilës i përshtatet më së shumti liderit të Premierligës Manchester City.

Liverpooli mendoi se e arriti një epërsi të mjaftueshme prej dy golave për ta mposhtur rivalin për titull kur Sadio Mane dhe Mohamed Salah shënuan në fillim të pjesës së parë në Stamford Bridge, por Mateo Kovacic dhe Christian Pulisic shënuan nga një herë brenda katër minutave për Chelsean pak para pushimit mes pjesëve.

Por ky barazim mund të nënkuptojë se të dyja Chelsea dhe Liverpool mbesin mbase jashtë garës për titull, pasi i lejuan liderit Manchester City ta krijojë një epërsi prej 10 dhe 11 pikëve ndaj tyre, përkatësisht. Liverpooli e ka një ndeshje të mbetur për ta zhvilluar.

Ky ishte barazimi i katërt në pesë ndeshjet e fundit për skuadrën e Thomas Tuchel, i cili e la në shtëpi sulmuesin kryesor Romelu Lukaku, pas intervistës së sulmuesit belg për Sky Sports, në të cilën ai shprehu palumturinë me gjendjen e vet në Chelsea dhe dëshiron për t’u kthyer në Inter.

Ndërkohë, Jurgen Klopp mungoi pasi dyshohet të jetë infektuar me koronavirus dhe të kuqtë i udhëhoqi ndihmësi i tij Pepijn Lijnders.

Skuadra e Kloppit është pa fitore në tri ndeshjet e fundit tashmë, dy barazime dhe një humbje, lëshime pothuajse riparueshme në garën për titull.

Mane e kaloi Liverpoolin në epërsi pas vetëm nëntë minutave lojë, kur e mposhti portierin Edouard Mendy duke e dribluar, falë një gabimi nga mbrojtësi Trevoh Chalobah.

Chelsea i kishte mundësitë e veta, veçanërisht me Pulisic të cilit iu mohua goli nga portieri Kelleher një kundër një.

Salah e dyfishoi epërsinë për të kuqtë kur e mori një super pasim nga Trent-Alexander Arnold dhe e dribloi Marcos Alonson për ta mposhtur Mendyn nga afërsia.

Kur Liverpooli mendoi se do të shkonte në pushim mes pjesëve me epërsi komanduese, Kovacic e ktheu Chelsean në lojë duke e mposhtur Kelleherin me një goditje mahnitëse vollej nga rreth 25 metra largësi në minutën e 42-të.

N’Golo Kante e nxori Pulisicin të vetëm përballë portierit dhe amerikani nuk dëshpëroi këtë herë, duke e çuar topin në rrjetë për 2:2.

Vizitorët e nisën furishëm pjesën e dytë, e cila në përgjithësi u kontrollua nga Chelsea, por Mendy ua mohoi golin Manes dhe Salahut dhe disa pritje madhështore.

Pulisic ishte pranë golit të fitores së madhe për të kaltrit, por goditjen e tij nga afërsia e priti portieri Kelleherin. /GE/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit