8.9 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

Chelsea dhe Benfica arrijnë marrëveshje për Fernandez

- Advertisement -

Kur kanë mbetur gati një orë deri në mbylljen e afatit kalimtar të janarit, Chelsea dhe Benfica kanë arritur marrëveshje për transferimin e Enzo Fernandez.

Kështu ka raportuar gazetari dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano

“Enzo Fernandez te Chelsea, ja ku po shkojmë. Marrëveshja është arritur pikërisht tani midis Chelsea dhe Benfica” – ka raportuar Romano në Twitter.

Ndonëse ende nuk dihet shuma e saktë e këtij transferimi dhe detajet e tjera të kontratës, mediat në ishull kanë raportuar vazhdimisht se Chelsea do të paguaj mbi 100 milionë euro për argjentinasin.

Fernandez ishte në shënjestër të Chelseat gjatë gjithë afatit kalimtar të janarit pas paraqites së mirë me Argjentinën në Kupën e Botës.

22-vjeçari që luan si mesfushor qendror, karrierë në të kaluarën ka bërë edhe te River Plate.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit