12.4 C
New York
Tuesday, April 15, 2025

Buy now

Chelsea barazon me vendin e 18-të në tabelë

- Advertisement -

Chelsea ka luajtur baras me rezultat 2-2 në shtëpi ndaj Ipswich Town në kuadër të javës së 32-të në elitën e futbollit anglez.

Vendasit patën një mundësi ideale në minutën e nëntë por goditja e Nicolas Jackson u ndal nga shtylla e djathtë e portës.

Ipsëichi kaloi në avantazh në minutën e 19-të kur Julio Enciso shënoi në mesin e portës së Robert Sanchez për 1-0.

Mysafirët ia dolën të shënojnë edhe golin e dytë në minutën e 31-të, kur Benjamin Johnson realizoi me kokë në portën e boshatisur për 2-0.

Në pjesën e dytë Chelsea ia doli që ta përmbysë rezultatin, por jo mjaftueshëm për të evituar humbjen.

Ishte Axel Tuanzebe i cili në minutën e 48-të të ndeshjes për fat të keq të tij shënoi në rrjetën e portës së ekipit të tij.

Po zhvillohej minuta e 79-të e ndeshjes kur Jadon Sancho me një super goditje nga jashtë zonës arriti ta mposht portierin Alex Palmer për rezultatin 2-2.

Pas këtij barazimi Chelsea ngjitet në pozitën e katërt në tabelë me 52 pikë të grumbulluara, ndërsa Ipsëichi mbetet në zonën e rënies (pozitën e 18-të) dhe me gjasë nuk do të shpëtojë.

Të ngjashme

Të fundit