Check-in online bëhet standard në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”

- Advertisement -

Nga 1 prilli 2026, një ndryshim i rëndësishëm në mënyrën se si udhëtojnë qytetarët nga Kosova po hyn në fuqi. Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar një orientim të qartë drejt përdorimit të check-in online, duke synuar modernizimin e përvojës së pasagjerëve dhe reduktimin e kohës së pritjes në aeroport.

Ky zhvillim nuk është thjesht një përmirësim teknik, por një hap strategjik që e afron aeroportin me standardet ndërkombëtare të aviacionit civil.

Një ndryshim që reflekton trendet globale

Në shumë aeroporte të mëdha evropiane dhe botërore, check-in online tashmë është bërë praktikë e zakonshme. Kalimi nga sportelet tradicionale tek proceset digjitale është nxitur nga nevoja për efikasitet më të lartë, menaxhim më të mirë të fluksit të pasagjerëve dhe ulje të kostove operacionale.

Në këtë kontekst, vendimi i Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” shihet si një përshtatje me realitetin e ri të udhëtimit ajror, ku teknologjia po zëvendëson gjithnjë e më shumë ndërveprimet fizike.

Çfarë ndryshon konkretisht për pasagjerët?

Me hyrjen në fuqi të këtij sistemi, pasagjerët pritet të kryejnë pjesën më të madhe të procedurave përpara mbërritjes në aeroport. Check-in online u mundëson atyre të: regjistrohen për fluturim nga shtëpia.

Aeropoti i Prishtinës ka shpjeguar për qytetarët se çfarë duhet të dijnë, në momentin kur udhëtojnë në APN Adem Jashari”

Përfitimet kryesore:

• Anashkaloni radhët me karta (boarding pass) në celular/të shtypura

• Shkoni direkt në portën tuaj (pa bagazhe të regjistruara)

• Përdorni shërbimin tonë të shpejtë të dorëzimit të bagazheve të regjistruara

• Kurseni kohë të çmuar në aeroport

Gjatë regjistrimit online në sistemin e linjës ajrore, emri juaj DUHET të përputhet saktësisht me dokumentet tuaja të udhëtimit – edhe një ndryshim shkronje do t’ju pengojë të përdorni kioskat dhe dorëzimin e bagazheve tona!

Gjithashtu, pasagjerët duhet të jenë në aeroport shumë kohë më parë, duke filluar nga 3 orë para orës së nisjes së fluturimit dhe të respektojnë në mënyrë strikte oraret e mbylljes së regjistrimit dhe imbarkimit sipas politikës së linjës ajrore.

Ndryshe, qw kur APN “Adem Jashari, ka futur si standar check-in online, udhëtarët që nisen nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës po përdorin gjithnjë e më shumë shërbimin e check-in online, duke shmangur radhët dhe pritjet në aeroport.

Përdorimi i check-in-it online rekomandohet veçanërisht gjatë sezonit veror dhe periudhave me fluks të lartë udhëtarësh, për të shmangur vonesat dhe ngarkesën në sportele.

Megjithatë, pasagjerët që udhëtojnë me bagazh për check-in duhet të paraqiten në sportelet e kompanive ajrore për dorëzimin e valixheve, ndërsa ata pa bagazh mund të kalojnë direkt në kontrollin e sigurisë./SCANNER/

Të ngjashme

Të fundit