Championsi e tundon Olisen, Real Madridi në pritje të vendimit të tij

- Advertisement -

Ylli francez Michael Olise beson se shanset për ta fituar Ligën e Kampionëve do të ishin dukshëm më të mëdha me Real Madridin sesa me Bayern Munichun.

Sipas raportimit të BILD, Olise ka kërkuar zhvillimin e bisedimeve me drejtuesit e Bayernit për të kuptuar planet e klubit dhe mënyrën se si synon të mbetet konkurrues në Ligën e Kampionëve në sezonet e ardhshme.

Vetëm pas këtyre diskutimeve, 24-vjeçari do të vendosë nëse do të paraqesë një kërkesë zyrtare për transferim.

Interesimi i Real Madridit mbetet i fortë, ndërsa e ardhmja e Olises mund të varet nga garancitë që do t’i ofrojë Bayerni për projektin sportiv.

Të ngjashme

Të fundit