Ish-ambasadori Lulzim Peci, sa i përket seriozitetit të deklaratave të akterëve politikë të LVV-së ditën e sotme për sigurimin e dy votave për formimin e qeverisë thotë se është ende në domen të spekulimit.
Peci thotë se çfarëdo qeverie që do të themelohet tani do të jetë e dobët.
“Mendoj se është ende në domen të spekulimit dhe në domen të dëshirave, kjo krejt vërteton të jetë mrenda disa ditëve. Çfarë do qeverie që do të themelohet tani do të jetë jo-stabile, ka me qenë një qeveri e cila mundet që me ra në qdo moment dhe e dobët”, tha Peci në Rtv21.tv
Ai shton se nëse opozita e Kosovës ka vullnet politik mund të krijojë një qeveri më stabile sesa Lëvizja Vetëvendosje.
“Nëse opozita ka vullnet politik kishte mund me kriju një qeveri pak më stabile sesa LVV, une mendoj që politikisht do të ishte shumë më mençur dhe mi lënë anash patriotizmat me bateria që të mirret edhe Lista Serbe në koalicion”, tha ish ambasadori-Peci.