23.2 C
New York
Tuesday, May 28, 2024

Buy now

Çfarë thotë shkrimi i dorës për personalitetin tuaj

- Advertisement -

Është e mahnitshme se sa shumë mund të thotë shkrimi i dorës për ju.  Ashtu si gjuha e trupit dhe  shkrimi i dorës “flet” për karakterin tuaj.  Më poshtë do të lexoni tiparet më dominuese të kaligrafisë që përcaktojnë personalitetin tuaj.

Madhësia

Kur analizohen dorëshkrimet, madhësia ka rëndësi. Nëse ju shkruani me shkronja të mëdha, jeni një person mjaft i shoqërueshëm dhe miqësor. Nëse ju shkruani me shkronja të vogla ka të ngjarë të jeni një person i mbyllur. Ju jeni të fokusuar, të kujdesshëm, dhe të turpshëm.

Hapësira mes fjalëve dhe shkronjave

Hapësira e madhe midis fjalëve tregon se ju keni probleme me besimin. Jeni të prirur drejt vetmisë dhe shmangni kontaktin me njerëzit e tjerë. Hapësira mesatare tregon se ju ndiheni rehat me të tjerët. Nëse shkruani shumë ngushtë, ju mund të jeni të paqëndrueshëm dhe me vetëbesim të ulët.

Shkrimi i pjerrët

Nëse shkrimi juaj është i drejtë, ju jeni një person praktik dhe i balancuar. Keni kontroll mbi emocionet tuaja dhe situatat rreth jush.  Nëse shkrimi juaj anon në të djathtë jeni i hapur ndaj çdo përvoje në jetën tuaj dhe jeni guximtarë. Në qoftë se ju i anoni shkronjat në të majtë jeni një njeri i kujdesshëm, por i turpshëm. Ju nuk pëlqeni të jeni në qendër të vëmendjes, por keni aftësi shumë të mira menaxhuese.

Presion mbi letër

Shkrimi i fortë në letër flet për forcën tuaj, vetrespektin dhe vetëbesimin e lartë që ju karakterizon. Në qoftë se presioni është i butë, ju jeni të ndjeshëm. Ju gjithmonë jeni në dyshim dhe keni vështirësi në marrjen e vendimeve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit