-7.3 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Çfarë kauze po i shërbeni Ministër Sveçla?! 

Nga Hisen Berisha
Ministër, ndalu! Mos vepro si Serbia! Hakmarrja nuk është veprim shtetëror por mendësi mesjetare. Shtetet e forta demokratike e funksionale, që kanë aleatë nuk merren me “kidnapime” me motive të hakmarrjes. E ne mëtojmë të jemi shtet demokratik që vepron i koordinuar me aleatët. Ne e kemi jemi rendiutr me botën demokratike kundër invazionit rus në Ukrainë.
I nderuar z. Minister, Xhelal Sfeçla, nëse in formalisht po motivohet ndjenja e hakmarrjes me veprime të njëjta me ato të Serbisë fashiste, atëherë për ju dhe Kryeministrin dua të adresoj një pyetje publike: A mos ishte arrestimi i policisë së Kosovës me koordinim me Aleksandër Gjuriqin, mikun e Xhelal Sfeçles?!
Z. Ministër ju bej thirrje publike, mos u koordino me armiqtë e Kosovës! Me këto veprime indikativë, po kontribuoni që ta fusni KFOR-in dhe Kosovën në luftë. E kjo ka veç një epilog, shpërbërjen e Kosovës nga shtetësia e saj.
Ministër hakmarrja si kontribuon Kosovës, përkundrazi e dëmton Kosovën. Kërkoj nga ju që mos të motivoheni as të shtyni tjerët, të kryeni veprime të njëjta, si Serbia ndaj nesh. Sepse nëse përsëritni taktiken e njëjtë “arrestim-kidnapim” të policisë kufitare të Serbisë, atëherë urime! Jemi në luftë! Por, Kosova në rolin e Palestinës. Çdo veprim juaji në Veri, që nga Shtatori i vitit 2021, e me konkret nga 26 Maji i këtij viti, po qon në “palestinizimin” e Kosovës. Ndërsa një konflikt në territorin e Evropës është interesi gjeostrategjik e politik rus. Për ketë na kanë paralajmëruar edhe aleatët tanë të luftës e paqes vet SHBA.
Historia do ju gjykoj për këtë. Por, edhe diplomacia dhe aleatët duhet ta bëjnë këtë me ngut, që t’iu parandalojnë, nëse se konsideroni thirrjen time si luftëtarë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit