3 C
New York
Wednesday, November 13, 2024

Buy now

Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!

- Advertisement -

Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…

1. Coldplay ka realizuar një album të ri të quajtur “Moon Music”. Pas albumit “Music of the Spheres”, të cilin e publikuan në vitin 2021 dhe një turneu të suksesshëm global, grupi publikoi albumin e tyre të dhjetë. Ka dhjetë këngë në të dhe zhanri i albumit është si ato të mëparshmet, një kombinim i ‘rock’-ut alternativ dhe ‘pop’-it.

2. Këngëtarja shqiptare Rita Ora ka lënë të kuptohet se një surprizë e re është në horizont për adhuruesit e saj. Ajo është gjithmonë e gatshme të flasë për rrënjët e saj shqiptare, dhe kjo lidhet ngushtësisht me lajmin e fundit. Kënga e saj e njohur “Anywhere” është përkthyer në shqip nga një tjetër këngëtare, e cila ka regjistruar një version të saj në këtë gjuhë. Rita Ora e ka shpërndarë këtë video në rrjetet e saj sociale dhe e ka quajtur këtë ide si “të mirë”, duke lënë të hapur mundësinë që ajo vetë të sjellë një version shqip të këngës.

3. E ftuar në emisionin e kësaj jave të “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro ka qenë Heidi Baci. Ajo njihet për karrierën e saj si modele, pjesëmarrjen në edicionin e tretë të “Big Brother VIP Albania” dhe së fundmi edhe si opinioniste në “Goca & Gra”. Në panelin e këtij emisioni gjenden edhe personazhe të tjerë, të cilët mund të kenë mendime të ndryshme nga ajo. E pyetur nga Elona nëse me Egla Cenon janë shoqe apo takohen vetëm në tavolinën e “Goca & Gra”, Heidi u përgjigj: Jo, shoqëri është llaf i madh, por ne shkojmë shumë mirë, respektohemi dhe gjëja mund të ndodhë më vonë, por për momentin jemi kolege.

4. Një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave, Cristiano Ronaldo, në bashkëpunim me markën e njohur Jacob&Co, ka nxjerrë në treg koleksionin e tij të orëve. Ronaldo dhe Jacob&Co e ngritën bashkëpunimin e tyre në një nivel më të lartë dhe marrëdhënia e tyre u rrit gjatë dy dekadave të fundit, pasi portugezi ishte në kulmin e karrierës së tij futbollistike. Ajo që nisi si një miqësi kur Ronaldo ishte ende një talent i ri i futbollit, tani është zhvilluar në një bashkëpunim biznesi që bashkon dy emra të shquar në sport dhe ora. Një nga modelet më të spikatura nga ky bashkëpunim është Twin Turbo Furious Baguette, një orë unike që iu dorëzua personalisht Cristiano Ronaldo-s nga Jacob Arabo. Kjo orë me edicion të kufizuar vlerësohet në një vlerë marramendëse prej 1.3 milionë dollarë.

5. Reperi amerikan, Bow Wow, është nën kritika publike pasi ka thënë se i mungojnë festat e Diddy-t. Reperi e quajti Diddy-n “mbajtësi i lojës” dhe tha se i vjen keq që nuk është më në industrinë e muzikës. “Fundjava e BET Awards nuk ishte e duhura”, tha Bow Wow gjatë një paraqitje në podcast “More to the Story”, duke iu referuar BET Hip Hop Awards të javës së kaluar.

Nuk ka pasur lëvizje, nuk ka pasur festa. Nuk kishte asgjë askund./TAR

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit