23.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!

- Advertisement -

Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…

1. Së fundmi manjati i medias, Rupert Murdoch është martuar për herë të pestë në moshën 93-vjeçare me Elena Zhukova, një biologe molekulare me origjinë ruse. Miliarderi australian dhe 67-vjeçarja u martuan në pronën e Murdoch në Kaliforni. Shkencëtarja është nëna e Daria Zhukova, filantropiste dhe koleksioniste arti, ish-gruaja e oligarkut rus Roman Abramovich.

2. Këngëtarja e njohur Miley Cyrus nuk është plotësisht e sigurt nëse dëshiron të bëhet nënë. Në një intervistë me “W Magazine”, 31-vjeçarja shprehu hapur pasigurinë e saj për të pasur fëmijë në të ardhmen.

Jam 31 vjeçe dhe ende nuk e di nëse dua fëmijë apo jo. Ndihem sikur fansat janë fëmijët e mi në njëfarë mënyre. Kam dëgjuar edhe Dolly-n të thotë të njëjtën gjë, sepse nuk kishte fëmijë.

3. Astrologia e njohur, Meri Shehu, ishte mëngjesin e kësaj të marte e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku bëri parashikimin për çdo shenjë të horoskopit. Kur i erdhi radha shenjës së Luanit, Meri u shpreh se këtë muaj ata mund të martohen. Por jo vetëm kaq, pasi ish-banorja e “Big Brother VIP 3” shtoi se personazhet publikë të kësaj shenje duhet të kenë kujdes.

Ata që kanë marrëdhënie publike të rëndësishme duhet të kenë kujdes nga skandalet dhe një çështje ekonomike që mund të mos shkojë ashtu siç duhet.

4. Prej kohësh Mikela Pupa ka treguar se është në një marrëdhënie dhe se ka gjetur personin e duhur në jetën e saj dhe gjithashtu se ndihet shumë e lumtur. Por prej disa ditësh në media kanë qarkulluar disa fotografi të ish-banorës së BBV, Mikela Pupa, e cila shfaqej me barkun e rrumbullakosur. Menjëherë pas publikimit të fotove, fansat aluduan se Mikela është në pritje të ëmbël dhe mesa duket paskan patur të drejtë pasi pak ditë më parë, ish-banorja ka organizuar një “babyshower” për bebushin që pritet të vijë në jetë dhe të ftuara kanë qenë dhe mikeshat e saj, disa të njohura për publikun. Në një video të publikuar në rrjetet sociale nga mikesha e saj, Ledjona Xheladinaj, Mikela shihet në momentin që është zbuluar gjinia e fëmijës dhe shfaqet tepër e lumtur në momentin që zbulohet se është në pritje të një vajze.

5. Sipas mediave të huaja, Demi Moore dhe Joe Jonas janë bërë më të afërt, duke nxitur spekulime për një lidhje dashurie. Aktorja dhe këngëtari janë parë duke shijuar një drekë së bashku në një hotel në Francë dhe thuhet se u njohën në Festivalin e Filmit në Kanë pas një performancë të Jonas. /Shqip/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit