11 C
New York
Tuesday, November 12, 2024

Buy now

Çfarë do të ndodhte sikur Abelard Tahiri të fliste me Radoiçiqin, Krasniqi përmend përdorimin e zolave si me Vetëvendosjen

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në emisionin “Paradoks” me Vehbi Kajtazin është pyetur se çfarë do të kishte ndodhur sikur shefi i grupit parlamentar të partisë së tij, Abelard Tahiri të fliste me Milan Radoiçiqin ashtu siç fliste Mimoza Kusari-Lila.

Krasniqi ka thënë se minimumi çfarë do të ndodhte do të ishin protestat e dhunshme, mirëpo ka përmendur edhe përdorimin e armëve të rënda.

“E kaluara e informon edhe të tashmen, ne e dimë se çfarë opozitarizmi ka bërë Vetëvendosja, unë besoj se minimumi do të kishte protesta të dhunshme, do të ishin sulmuar ndërtesat e institucioneve me molotov dhe me gurë, do të ishin sulmuar edhe individët që do të ishin përfaqësues të qeverisë, siç jemi sulmuar në të kaluarën, nuk përjashtoj edhe përdorimin e ndonjë zole në drejtim të Qeverisë, Kuvendit ose Presidencës siç ka ndodhur në të kaluarën, por nuk mendoj se është justifikim i mjaftueshëm që të themi se sot duhet të ndodhë diçka e ngjashme”, ka thënë Krasniqi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit