Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, para tri dite kishte deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në minutën e fundit do të tërhiqet për targa.
Limaj këtë deklaratë e kishte dhënë në një studio televizive përballë analistëve, transmeton IO.
Ish zv/kryeministri Limaj ka thënë se loja e Kurtit për tension e shqetësim në fund tërheqje dhe lëshim është epilog i politikave populiste e mashtruese.