16.5 C
New York
Thursday, October 10, 2024

Buy now

CDT: Amir Saipi i thotë jo Zvicrës, zgjedh të luajë për Kosovën

- Advertisement -

Portieri i Luganos, Amir Saipi, që ishte i padiskutueshëm te Kombëtarja e Zvicrës U21, raportohet se ka zgjedhur të luajë për Kombëtaren e Kosovës, ndonëse Helvetikët donin ta ftonin atë në ekipin e parë.

Corriere del Ticino raporton se Saipi tashmë ka bërë zgjedhjen e tij. 24-vjeçari thuhet se do ta veshë fanellën e Kombëtares së Kosovës që nga ndeshjet e radhës.

Portieri me pasaportë të dyfishtë, ishte në listën e ngushtë të Murat Yakin, por konkurrenca e madhe bëri që lojtari të mendonte për zgjedhjen e tij.

Saipi ka qenë i rregullt te U21 në Kombëtaren e Zvicrës, duke u paraqitur vitin e kaluar në Kampionatin Evropian, teksa deri më tani ka bërë 14 paraqitje zyrtare me atë grupmoshë.

Karriera e tij është vetëm në rritje, pasi e nisi në vendin e lindjes, Schaffhausen, për të vazhduar në akademinë në Winterthur.

Debutimin në futbollin profesionist e bëri pikërisht aty ku e nisi, pra në Schaffhausen, teka që nga viti 2021 paraqitet për Luganon rregullisht si numri një në portë.

24-vjeçari te Kosova pritet të ketë poashtu konkurrencë të fortë, pasi Arijanet Muric ka qenë deri më tani i pakontestueshëm, ndonëse problemet e fundit të tij me FFK-në mund të ndryshojnë shumë gjëra.

Kombëtarja e Kosovës në muajin tetor do të zhvillojë dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve, ku më 12 tetor udhëton për t’u përballur me Lituaninë, ndërsa pas tre ditëve në Fadil Vokrri përballet me Qipron.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit