Mesfushori Casemiro është i gatshëm për kalimin e mundshëm te Roma në javën finale të afatit kalimtar të janarit.
Braziliani kaloi në “Old Trafford” për 70 milionë euro nga Real Madridi më 2022, mirëpo ka humbur së fundmi vendin titullar dhe nuk duket se është në planet e trajnerit Ruben Amorim.
32-vjeçari që një kohë është nën vëzhgim nga klubet arabe, mirëpo edhe Roma i është bashkuar garës për mesfushorin, që e shohin si pasuesin e Leandro Parades.
Sipas “Sky Italy”, Roma e ka kontaktuar Unitedin për ta pyetur për Casemiron, të cilin e duan në formë huazimi, me brazilianin që gjithashtu ka dhënë “dritën e gjelbër”.
Unitedi ndërkohë preferojnë ta shesin direkt, shkaku që kontrata e Casemiros skadon në fundin e sezonit të ardhshëm.
Megjithatë, marrëveshje më e lehtë mund të jetë huazimi shkaku që edhe Unitedi të kontribuojë në pagën e lartë të lojtarit.
Casemiro mbetet lojtari që fiton më së shumti te Unitedi, ku merr 375 funte për javë, vlerë që assesi s’mund ta paguajë Roma.
Opsion tjetër për Casemiron mbetet edhe skuadra turke Besiktas, me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer që dëshiron të ribashkohet me brazilianin.