8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Carragher e krahason Haaland me Henry, thotë se do t’i bëjë kundërshtaret të frikësohen nga turpërimi

- Advertisement -

Jamie Carragher nuk ka kursyer lëvdatat për sulmuesin e Manchester City, Erling Haaland.

Haaland riktheu gjithë vëmendjen tek emri i tij, pasi i shënoi tri gola Manchester United, në atë që ishte het triku i tij i tretë radhazi në ‘Etihad’.

Sipas Jamie Carragher, Haaland do të arrijë atë pikë ku mbrojtësit do të frikësohen para ndeshjes se mos norvegjezi do t’i turpërojë.

Në këtë aspekt, ish-mbrojtësi anglez ka krahasuar Haaland me ikonën franceze, Thierry Henry.

“Për dy vite, kishte vetëm një lojtar në karrierën time që më afektoi mentalisht dhe ai ishte Thierry Henry. Unë luajta kundër shumë lojtarëve të mëdhenj dhe në ndeshje shkonim duke menduar ‘mund të jem më mirë sesa ai, ata mund të bëjnë gabime’, por Henry nga 2002/04 kur unë shkova të luaja ndaj tij, unë vetëm mendoja për të”, ka thënë Carragher.

“Një nga momentet më të turpshme për mua në fushë ishte goli i tij ndaj Liverpool, në Highbury, ku unë u rrëzova dhe u turpërova sepse s’mendoj ashtu, por ishte efekti i Thierry Henry. Dhe çfarë Haaland po bën është se po i shtyn lojtarët të mendojnë ‘s’mund ta ndaloj atë, a mund ta ndaloj së shënuari?’, ‘mos më turpëro’, dhe këtë ndjeja unë kundër Henry. Nëse ai shënonte ishte në rregull, përderisa s’më turpëronte”, ishin fjalët e ish-lojtarit të Liverpool.

Haaland ka shënuar tashmë 14 gola në 8 ndeshje në Premier League dhe ka marrë rrugën drejt një rekordi që mund të jetë i paprekshëm për shumë kohë – por vetëm nëse ritmi i tij vazhdon njësoj. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit