Mark Carney, i cili sot u betua si kryeministër i ri i Kanadasë, në një ceremoni në kryeqytetin e vendit, ka bërë bujë me deklaratën e tij të parë.
Carney tha se Kanadaja nuk do të bëhet kurrë “shteti i 51-të” i SHBA-së, siç ka pretenduar së fundmi Presidenti Trump.
“Ne kurrë, në asnjë formë, nuk do të jemi pjesë e SHBA”, thotë ai drejtuar turmës, duke i bërë jehonë komenteve të ngjashme që ai ka bërë më parë.
Carney tha se një ceremoni si betimi sot, dhe grupi i ministrave pas tij, nuk i ngjan aspak sistemit të qeverisjes së Amerikës.
“Ne jemi në thelb një vend tjetër”, thotë Carney, duke shtuar se vendi “pret respekt” nga Amerika dhe Trump.