Carlos Tevez është një lojtar i njohur i Argjentinës.
Ishte pjesë edhe e ekipeve të mëdha evropiane si Manchester United, Manchester City dhe Juventus. Ai bëri karrierë të fortë profesionale nga viti 2000 deri më 2021. Dikur në këtë periudhë, ishte edhe lojtari më i paguar në botë. Më 2016 nënshkroi kontratë dyvjecare me Shanghai Shenhua, e cila i siguronte atij 753 mijë dollarë në javë.
Por, në fillet e tij prej futbollisti, Tevez nuk paguhej shumë. Rroga e tij te Boca Juniors në Argjentinë, ishte modeste. Kalimi nga ky klub te Corinthians ndryshoi gjithçka. Dhe jo vetëm për të, personalisht. Rrogës së tij të madhe ia panë hairin edhe familjarët.
”Pagën e parë të madhe e mora kur shkova nga Boca te Corinthians. I bleva 10 shtëpi për axhallarë, dajë, teze e halla”, ka treguar ai në një intervistë për me.
Këta, nuk e kishin as idenë më të vogël se s’i do t’ju ndryshonte jeta, brenda një dite.
”I ftova për grill te unë. Pastaj, të gjithëve ua dhashë nga një celës të ri, pa e ditur ata se për cfarë janë. I befasova të gjithë me shtëpi të reja”, ka treguar ai.