Lajme

Canaj për Asociacionin: Duhet të jemi të kujdesshëm apo të them të drejtën të brengosur

By GAZETA SCANNER 1

November 13, 2023

Ish-diplomati Blerim Canaj, tha se drafti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë mund ta krijoj njëfarë shteti brenda një shteti, derisa tha se për këtë Kosova duhet të jetë e kujdesshme, apo siç u shpreh, e brengosur, raporton teve1.info

Canaj në emisionin “Ditari” në Tëvë1, e bëri këtë deklaratë kur u pyet nëse do të jetë një etnik Asociacioni i përgatitur e i cili nuk është bërë publik ende për qytetarët e Kosovës.

“Unë do ta shtroja pyetje në çfarë forme do të përfaqësohen ata sepse ne po flasim për asociacion të komunave me shumicë serb, në anën tjetër mund të ketë ndonjë i deleguar i ndonjë pakice, tash po flasim për pakica brenda asociacionit, se po i bie që brenda asociacionit janë pakicat shqiptare apo etnia shqiptare pakicë e cila përfaqësohet aty dhe kjo pastaj e vë dyshimin se mos kemi njëfarë shteti brenda një shteti kjo pastaj na qon na atë pikën ku duhet të jemi të kujdesshëm, që të them të drejtën të brengosur”, u shpreh ai.

Ndërsa, a i përket mospublikimit të draftit të Asociacionit në publik, Canaj tha se mund të jetë çështje e marrëveshjes apo për të mos krijuar konfuzitet.

“Mirëpo po shpresoj që ky nuk është një draft final, po shpresoj që palët kanë të drejtë të japin edhe më tutje qëndrimet e tyre, por që nuk është publikuar, kjo ndodh shpesh, nëse është kërkesë e ndërmjetësuesit etj. Por më shqetëson fakti që vetëm nga ana jonë nuk po publikohet, por nga pala serbe shpesh dalin gjëra që i qet Vuçiq, kështu që nuk e di pse, nëse nuk është një marrëveshje atëherë nuk e di pse nuk publikohet, ndoshta edhe për shkak të rrugës që e ka pas ky draft, ndoshta edhe për shkak të betejave që mund të bëheshin”, u shpreh Canaj.