15.6 C
New York
Thursday, May 8, 2025

Buy now

Canaj: Lëvizja Vetëvendosje ka rënie, tani është te 37 përqindëshi (VIDEO)

- Advertisement -

Ish-diplomati Blerim Canaj, mbrëmë në Edicionin Special në Klan Kosova, ka folur lidhur me zhvillimet politike në vend.

Canaj foli edhe rreth mundësisë së shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Sipas tij, edhe nëse ndodh kjo nuk do të ndryshonte shumë në rezultat.

Madje, ai tha se sipas një sondazhi që ka parë Lëvizja Vetëvendosje ka pësuar rënie.

“Dëgjova për një sondazh të fundit ku Lëvizja Vetëvendosje ka pësuar rënie. Po mua mu tha që tani është te 37 përqindëshi”, deklaroi Canaj në Klan Kosova./Klankosova.tv.

 

Të ngjashme

Të fundit