16.2 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

Cana: Njohja de facto e Kosovës tani do të thotë asgjë

- Advertisement -

Ish-ambasadori i Kosovës, Edon Cana, vlerëson se njohja de facto e Kosovës nuk do të thotë asgjë.

Ai u shpreh se ai që ka qenë pak në dialog e i kupton këto procese, e di se janë disa marrëveshje shumë të mëdha dhe se njëra prej tyre është menaxhimi i integruar i kufijve dhe marrëveshje tjera të cilat e bëjnë njohjen de facto të Kosovës.

“Pra çka do të thotë njohja de facto e Kosovës tani. Do të thotë asgjë!”, deklaroi Cana.

“Edhe po ta kemi njohjen de jure, nëse ne nuk e kemi tani me nënshkrimin e Asociacionit – d.m.th draftit të statutit, nuk e kemi njohjen de jure, prapë kemi një rrezik në të ardhmen që ta kemi edhe njohjen de jure me hapin e ardhshëm, sepse në hapin e ardhshëm për njohjen de jure ti duhet të bësh kompromis, dhe ky kompromis tjetër do të jetë hapi i ardhshëm ku ky vetmenaxhim me karakter territorial do të shndërrohet në një entitet autonom. Pra njohja de facto d.m.th asgjë!”, tha Edon Cana në Klan Kosova.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit