Camavinga nuk i dëgjon ofertat angleze

- Advertisement -

Eduardo Camavinga është i vendosur të mbetet pjesë e skuadrës së Real Madridit edhe pse klubi madrilen e ka nxjerrë në shitje.

Bëhet e ditur se Camavinga, tashmë u ka rezistuar ofertave të klubeve tjera, përfshirë këtu Manchester Cityn dhe Manchester Unitedin.

Të dyja skuadrat angleze insistonin për shërbimet e Camavingas dhe ishin gati të paguajnë deri në 50 milionë euro për kartonin e tij.

Mesfushori francez i ka bërë me dije klubit spanjoll se nuk dëshiron të largohet por të jetë nën urdhrat e trajnerit Jose Mourinho për sezonin e ri.

Ai ka kontratë me Realin deri në vitin 2029, por sezonin e fundit nuk ka bindur me paraqitjet e tij pasi kishte telashe edhe me lëndimet.

Të ngjashme

Të fundit