5.7 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Caktohet ora dhe vendi i mbajtjes së zgjedhjeve në FFK

- Advertisement -

Deri më sot ishte datë e kontestuar, por nesër (e mërkure) më 6 prill do të mbahet Kuvendi Zgjedhor për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Nga FFK është bërë e ditur se Kuvendi Zgjedhor do të mbahet nesër, në selinë e FFK-së, në ora 11:00.

Ndërkaq, Agim Ademi do të jetë kandidati i vetëm për kryetar të FFK-së.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë të bërë nga shtëpia e futbollit kosovar:

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se nesër (më 6 prill 2022) në ora 11:00 do të mbahet Kuvendi i Rregullt Zgjedhor. Kuvendi mbahet në selinë e FFK-së.

Për shkak të hapësirës dhe numrit të kufizuar të pjesëmarrësve, kësaj radhe është e pamundur të krijojmë hapësirë për mediat në përcjelljen e kuvendit.

Megjithatë, Kuvendi do të transmetohet drejtpërdrejt në Art Motion si dhe në rrjetet sociale të FFK-së, prandaj e gjithë ecuria e Kuvendit do të mund të ndiqet drejtpërdrejt.

Pas përfundimit të Kuvendit, presidenti Ademi njëherësh kandidati i vetëm në zgjedhjet e 6 prillit, do të jetë në dispozicion të mediave për t’u prononcuar dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit