Tashmë dihen edhe gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në finalen e Kupës së Kosovës mes Ferizajt dhe Dukagjinit.
Dy ekipet do të përballen në finalen e Kupës së Kosovës dhe njëra do ta fitojë për herë të parë në histori.
Përveç triumfit, ekipi që fiton nesër kualifikohet në raundin e dytë në Ligën e Konferencës.
Gjyqtar kryesor i ndeshjes do të jetë Genc Nuza, i ndihmuar nga Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, kurse i katërt do të jetë Bardh Ajeti.
Në VAR do të jetë Burim Jahmurati, kurse asistent i tij Besnik Morina.







