Caktimi i datës së zgjedhjeve, partitë i shkojnë në takim Haxhiut

- Advertisement -

Tashmë ka nisur takimi konsultativ i thirrur nga ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja parlamentare, raporton EO, transmeton Scanner.

Në takim nga VV-ja, është duke marr pjesë Alim Ramaj, nga PDK-ja është kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza, nga LDK-ja anëtarja e kryesisë Jehona Lushaku Sadriu, nga AAK-ja nënkryetari i kësaj partie Ardian Gjini, si dhe përfaqësues të partive të pakicave.

Ky takim vie pas koordinimit të Presidencës me kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ku janë diskutuar afatet ligjore, përgatitjet administrative dhe nevoja për një proces zgjedhor pa vonesa dhe me standarde të larta profesionale.

Kuvendi u shpërnda automatikisht në orët e para të 29 prillit, me të kaluar afati për zgjedhjen e Presidentit dhe tani, vendi shkon zyrtarisht në zgjedhje të reja, edhe një herë tjetër.

Zgjedhjet e reja, siç e përcakton Kushtetuta, duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Të ngjashme

Të fundit