14.1 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Cakolli publikon dokumentin pas komunikatës së VV, Guxo e Alternativa: Kishin 15 ditë kohë për ta plotësuar

- Advertisement -

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar dokumentin që duhej plotësuar dhe dorëzuar në KQZ për partitë në koalicion, kjo pas komunikatës së Lëvizjes Vetëvendosje, Listës Guxo dhe Alternativës.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se për plotësimin e dokumentit në fjalë, kanë qenë në dispozicion 15 ditë.

“Sa i përket deklarimeve për koalicionet (parazgjedhore), për të cilat afati përfundoi sot, ky është dokumenti I VETËM që është dashur të dorëzohet në KQZ nga partitë që kanë planifikuar të garojnë bashkërisht në zgjedhje.

Për plotësimin e kësaj flete kanë qenë në dispozicion 15 ditë. Pra, thjesht emrin e partisë, emrin e koalicionit, nënshkrimin e kryetarit dhe datën.” – ka shkruar ai.

Në fund, Cakolli ka shtuar:

“Prapëseprapë, të gjitha subjektet politike – përfshirë partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur – do t’i nënshtrohen procedurës së certifikimit [bashkë me listat e kandidatëve] prej datës 1 shtator e deri më 11 dhjetor”.

Ndryshe, pasditen e së premtes Lëvizja Vetëvendosje, Lista Guxo dhe Alternativa kanë dalë me një komunikatë ku kanë njoftuar se koalicioni i tyre nuk është proceduar sot në KQZ për shkak të afatit të shkurtër ligjor dhe “pamundësisë së përmbushjes së disa detyrimeve statutare”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit