2.5 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Cakolli: Nëse në votimin e 21 prillit s’marrin pjesë më shumë se gjysma e trupës elektorale, dështon iniciativa për shkarkimin e kryetarëve

- Advertisement -

Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se në rast se në votimin e 21 prillit nuk marrin pjesë më shumë se gjysma e trupës elektorale në secilën komunë, atëherë iniciativa për shkarkimin e kryetarëve aktualë konsiderohet e dështuar.

Kështu, një iniciativë tjetër nuk mund të merret pa kaluar 12 muaj. Cakolli bën të ditur se viti 2025 është vit i zgjedhjeve dhe se kryetarët aktualë në veri mund ta përfundojnë mandatin e tyre të rregullt në rast se nuk dorëhiqen.

“Në rast se në votimin e 21 prillit në veri nuk marrin pjesë më shumë se gjysma e trupës elektorale në secilën komunë, atëherë iniciativa do të konsiderohet e dështuar. Për pasojë, kryetarët nuk do të mund të largohen me iniciativë qytetare për 12 muajt e ardhshëm – minimalisht deri në maj/qershor të vitit 2025. E duke ditur që 2025-ta është vit i zgjedhjeve të rregullta lokale, të cilat do të duhej të shpalleshin dikur në tre-mujorin e dytë të vitit të ardhshëm, kjo i bie që s’do të mund të kemi më zgjedhje të jashtëzakonshme në ato komuna – të paktën jo si rezultat i shkarkimit të kryetarëve përmes peticionit. Prandaj, dështimi eventual i mini-referendumit për largimin e kryetarëve të komunave veriore, do t’ua “garantojë” praktikisht kryetarëve aktualë përmbylljen e mandatin e rregullt, deri në zgjedhjet e ardhshme, përpos në rast të dorëheqjeve”, ka shkruar Cakolli në Facebook.

Ky reagim i Cakollit vjen pasi Lista Serbe të dielën ka njoftuar se ka vendosur që të bojkotojë votimin e 21 prillit, pasi sipas tyre është “jolegjitim”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit