1.4 C
New York
Tuesday, March 4, 2025

Buy now

Cakolli: Kryeministri Kurti duhet të gjobitet nëse nuk paraqitet për intervistim

- Advertisement -

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka deklaruar në emisionin “Rubikon” se, nëse kryeministri Albin Kurti nuk i përgjigjet ftesës për intervistim në Prokurori të martën, ai duhet të gjobitet.

Ai theksoi se, nëse Kurti ndjek agjendën e publikuar nga Ministria e Arsimit dhe shmang paraqitjen në Prokurori, ai mund të gjobitet me rreth 250 euro për mosrespektim të detyrimit ligjor.

“Ligjërisht nëse kryeministri e ndjek agjendën e publikuar në faqen e Ministrisë së Arsimit, atëherë ai duhet të gjobitet për mosparaqitje për intervistim, gjoba nëse nuk gaboj është afërsisht 250 euro. Nuk besoj që jemi as afër ndonjë skenari apo situate ku do të mund të arrestohej pasi ka shumë hapa tjerë, por i gjithë kalkumi është që të paraqitet, besoj një skenar një situatë e tillë gjoja se Prokuroria është kundër reformimit dhe në frymën e kësaj po bëhet”, tha ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit