8.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Bytyqi: Rritja e pagave nga Qeveria Kurti, rritje me këste

- Advertisement -

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi, e ka cilësuar rritje me këste, paralajmërimin e Qeverisë së Kosovës për rritje të pagave në sektorin publik.

Sipas Bytyqit, nuk është e arsyeshme që kryeministri Kurti të krenohet me rritjet që ka bërë gjatë këtyre viteve.

“Për mendimin tim vendimin që e ka marrë kryeministri Kurti për rritje të pagës quhet rritje me këste. Dhe nuk mendoj se është e arsyeshme që të krenohet me 6 euro e 80 centshin që e ka rritur çdo vit apo që ndodhi vitin e kaluar. Me 6 euro e 80 cent nuk mund ta quajmë rritje të pagës e aq më pak tash me 55 euroshin të cilin ne e shohim manipulim të blerjes së votës e asgjë tjetër”, ka thënë ajo në emisionin “Ditari”, në Tëvë1.

Ndërkaq, premtimet e AAK-së për rritje të pensioneve Bytyqi ka mohuar se po bëhen për fushatë pasi siç është shprehur ky subjekt politik ka bërë llogari dhe ka parashikuar se një gjë e tillë mund të ndodhë.

“Jo nuk është ashtu sepse ne e kemi parë buxhetin sa është tash dhe sa mund të rritet ndërkohë dhe ne e kemi parashikuar se është normale dhe e kemi llogaritur edhe në parti se rritja e pensioneve mund të ndodhë por jo në këtë formë siç po e bën Kurti dhe qeveria e tij”, ka shtuar Bytyqi.

Më tej, Bytyqi ka folur edhe për mospjesëmarrjen e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në seancat e jashtëzakonshme të opozitës, për çka ka thënë se po ndodhë për shkak të skandaleve të publikuara të tyre të cilat sipas saj nuk po mund ti arsyetojnë.

“Mospjesëmarrja e deputetëve të LVV-së në seancat e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, përveç që kanë një sjellje arrogante nuk po mund të vijnë në seanca për shkak të skandaleve të publikuara dhe nuk po mund ti arsyetojnë dhe me i mbrojnë ato. Deputetët e Vetëvendosjes gjithë e kanë pasur atë sjellje se ne jemi shumicë dhe nuk mund të na bëni asgjë”, ka theksuar ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit