Ekonomi

Buzhala: Qeveria do të duhej të intervenonte që ta bënte marzhën e fitimit 10 për qind për produktet

By GAZETA SCANNER 1

March 11, 2023

Ish-zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka reaguar në lidhje me produktet serbe që vazhdojnë të jenë prezente nëpër marketet kosovare.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se arsyeja se pse ka produkte serbe në Kosovë është për faktin se prodhimi vendor iu bën konkurrencë atyre, pra produktet vendore shitën për 40 për qind më shtrenjtë sesa ato të Serbisë.

“Të njëjtën kohe, produktet kosovare janë tu dëmtu qëllimshëm ne raftet e supermarketeve. Nëse janë të lëngshme, i çelin dhe derdhin ose i lenë qëllimshëm me iu dale fryma, i shpojnë me gjilpëra dhe lloj lloj marifetesh vetëm qe konsumatorët kur i blejnë te ndahen të zhgënjyer. Para disa ditësh i fotografova vet disa shampona qe nuk ishin te mbushura njësoj te tre prodhuesve kosovare dhe njeri ma konfirmoi vet se dëmtimi po ndodhe qëllimshëm. Kjo nuk po iu ndodhe prodhimeve serbe, çka automatikisht nënkupton që dëmtimi po ndodhe për ti favorizuar ato”, ka shkruar Buzhala.