Buzhala për propozimin e Bekim Sejdiut për president: Pse e la detyrën e gjyqtarit, a shkoi të marrë tenderë te Gërvalla?

- Advertisement -

Gazetari Berat Buzhala e ka quajtur të papranueshme kandidaturën e Bekim Sejdiut për postin e Presidentit, duke e cilësuar atë si figurë jo-unifikuese që ka përfituar politikisht dhe financiarisht nga pushteti.

I ftuar në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Buzhala ngriti dyshime mbi të kaluarën e Sejdiut, duke kujtuar se ai e ka “ndërprerë në gjysmë mandatin pa asnjë arsye” në Gjykatën Kushtetuese, e cila kujtoi se mban “detyrën më të lartë në Republikën e Kosovës”, me peshën e jashtëzakonshme ku gjyqtarët “rrëzojnë presidenta, rrëzojnë kryeministra dhe shpallin zgjedhje”.

“E para, një person si zotri Sejdiu, i cili ka qenë gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, e ka ndërprerë në gjysmë mandatin pa arsye të Gjykatës Kushtetuese. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese është detyra më e lartë në Republikën e Kosovës. Ata rrëzojnë presidenta, rrëzojnë kryeministra, shpallin zgjedhje. Pa arsye, pa pretekst, në gjysmë të mandatit e ka braktisë. Ku ka pozitë më të lartë se pozita e gjyqtarit? Domethënë, çka je kanë tu bo në ndërkohë kur e la qat punë? A, paske shku me marrë tendera te Donika Gërvalla”, u shpreh ai.

Të ngjashme

Të fundit