23.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Buxhovi thotë se Ibrahim Rugova po politizohet edhe nga Edi Rama: Po thuhen gjëra të pavërteta për të

- Advertisement -

Historiani Jusuf Buxhovi, ka komentuar fjalimin e kryeministrit, Edi Rama për ish-presidentin historik, Ibrahim Rugova.

Ai ka thënë se Rugova po politizohet edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Nuk isha ndal shumë te deklarata të tilla, se po shihet që janë për politikë ditore, pak a shumë mund të themi se janë të pasinqerta. E kam për kryeministrin Rama dhe për krejt ato çka po thuhet për të”. – ka thënë ai në Pressing.

Më tej, ai ka thënë se Rugova duhet të ketë vetëm qasje historike.

Rugova po politizohet, edhe prej partisë së tij edhe prej partive tjera. Rugova është person historik, ai i takon historisë, qoftë si drejtues i LDK-së, qoftë si president i parë i zgjedhur. Qasja që duhet të kihet e politikanëve tjerë sidomos e LDK, e cila është bartëse e këtij personaliteti, duhet të jetë qasje historike.” – ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit