Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë për dhunë në familje në Prishtinë.
Ai dyshohet se ka sulmuar gruan e tij teksa djali e kishte sulmuar baban e tij për ta mbrojtur nënë e tij.
Raporti i plotë:
DHUNË NË FAMILJE
Prishtinë / 04.01.2025 – 13:40. Dyshohet se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar-bashkëshorti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare, ndërsa djali i saj e kishte sulmuar baban e tij për ta mbrojtur nënë e tij. Viktima f/k, ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.