10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Burri rrah gruan dhe e largon nga shtëpia me pesë vajzat e tij

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një 44 vjeçar i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortës së tij dhe më pas i kishte larguar nga shtëpia atë dhe pesë vajzat e tij.

Sipas policisë rasti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në ora 01:50 stacioni policor në Shtime ka pranuar një informacion se në fshatin Zborc të Shtimës është një rast i dhunës në familje.

Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet Xh.S (M/K) 44 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortës së tij dhe më pas i kishte larguar nga shtëpia bashkëshorten dhe pesë vajzat e tij.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit