Burim Ramadani: Lutem për çdo ditë që verdikti në Hagë të jetë lirues

- Advertisement -

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka thënë se lutet që verdikti i Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së të jetë lirues.

Ai ka bërë me dije se beson në pafajësinë e ish-krerëve të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka postuar një fotografi me Hashim Thaçin, duke thënë se gjykata nuk ka argumente për dënimin e tyre.

“Lutem për çdo ditë që verdikti në Hagë të jetë lirues. Besoj plotësisht se kjo do të ndodh për udhëheqësit e luftës çlirimtare, sepse lufta çlirimtare ka qenë edhe e drejtë, edhe e pastër. Nuk është vetëm çështje e imazhit të Kosovës nëpër botë, por është çështje direkte përmbajtjesore e të vërtetës së Kosovës. Nuk kam parë që Prokuroria e Specializuar ka pasur rast të vërtetë në gjykatë. Kështu, as nuk është dashur të akuzohen. Jam i bindur se lirimi i të akuzuarve në Hagë do të paraqes një moment kthese pozitive për Kosovën, historinë dhe të vërtetën tonë, sikurse edhe të kthejë besimin publik për proceset”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit