28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Bunjaku: Mazhoranca s’ka interesim për zbardhjen e të vërtetës për rezervat shtetërore

- Advertisement -

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, ka thënë se nuk është interesimi i mazhorancës për ta zbardhur të vërtetën për sa i përket dyshimeve për keqpërdorime me rezerva shtetërore.

Ajo tha se deputetët e mazhorancës të cilët janë pjesë e Komisionit Hetimor për Rezervat Shtetërore po kapen për detaje të vogla teknike dhe po e mundësojnë zhvillimin e punës së këtij komisioni.

“Tre muaj e gjysmë me vonesë ka filluar punën ky komision, pasi mazhoranca s’e ka mundësuar kuorumin për ta formuar komisionin hetimor edhe pse vet mazhoranca e ka votuar në seancë plenare”.

‘Ky komision ka qenë iniciativë e LDK-së, që të formohet Komisioni Hetimor për Rezervat Shtetërore, pastaj pas një debati të ashpër në kuvend, mazhoranca e ka votuar këtë komision dhe tre muaj e gjysmë s’e ka mundësuar kuorumin që të konstituohet ky komision”, tha ajo në “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Tutje, Bunjaku tha se e pavarësisht se edhe Prokuroria po merret me çështjen e rezervave shtetërore, deputetët duhet ta kryejnë punën e tyre në mënyrë të ndershme.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit