8.1 C
New York
Thursday, April 18, 2024

Buy now

Bujar Osmani viziton Kosovën, do të takohet me krerët e shtetit

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani do të vizitojë Kosovën të premten e 26 majit me ç’rast, do të  takojë krerët e shtetit.

Ministri Bujar Osmani do të zhvillojë takime të ndara me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, dhe homologen, Donika Gërvalla.

Takimet e tij me figurat politike të vendit, Ministri Osmani do t’i nisë me homologen e tij, Ministren e  Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla me fillim nga ora 9:00. Pas këtij takimi, pritet që të mbahet një konferencë për media.

Ndërkaq, takime të ndara do të ketë edhe me Presidenten e Republikës së Kosovës me fillim nga ora 10:25, në kabinetin e presidentes.

Më vonë në mesditë, ministri Osmani do të takojë Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit