10.4 C
New York
Saturday, May 4, 2024

Buy now

Bujar Osmani ia çon një mesazh Arben Taravarit pas shpalljes së fitores

- Advertisement -

Bujar Osmani, kandidat i Frontit Evropian për president të Maqedonisë së Veriut, ka shpallur fitoren e këtij fronti në kampin shqiptar.

Në garën e përgjithshme, Osmani është renditur i treti.

Ai ka pasur një mesazh për Arben Taravari, kandidatin tjetër shqiptar për president të Maqedonisë së Veriut.

Osmani i tha se kanë pasur një fushatë të ndershme, duke i kërkuar Taravanit që ta pranojë humbjen.

“Arben pavarësisht goditjeve, patëm një fushatë të ndershëm dhe që me dinjitet sot të pranohet humbja dhe po ashtu edhe fitorja. Vullneti i popullit është ai që përcakton. Duhet të pranojmë këtë vullnet për mesazhin që e dërguan sot shqiptarët dhe të gjitha komunitetet tjera”, ishte mesazhi i Osmanit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit