![Buja i kam thënë Walkerit: Nëse nuk bëhen publike pamjet e Reçakut, unë do të vetëflijohem bashkë me ushtarët Buja i kam thënë Walkerit: Nëse nuk bëhen publike pamjet e Reçakut, unë do të vetëflijohem bashkë me ushtarët](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/01/E9025A01-4926-4C3A-9710-935DE6F14DD0.jpeg)
Shukri Buja, ish-komandant në zonën e Nerodimes (Reçak), ka thënë se si komandant i zonës ka pasur frikë nga mos publikimi i pamjeve të realizuara, të cilat tregonin krimin serb mbi popullsinë shqiptare civile në Reçak.
“Në takimin me Walker që e kemi pasur pas vizites së kufomave në Reçak, ka qenë insistimi im që të bëhet publike ajo çfarë ka ndodhur në Reçak”, ka thënë Buja.
“Unë i kam thënë ambasadorit Walker se nëse nuk bëhet publike ajo se çfarë ka ndodhur në Reçak, unë do të vetë – sakrifikohem dhe do të vetë – flijohem bashkë me ushtarët”, ka thënë tutje ai.
Mes tjerash, ish-komandanti i zonës së Nerodimës, ka treguar se ambasadori Walker e bëri publike masakrën në Reçak në konferencën për shtyp.