19.1 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

Buja i kam thënë Walkerit: Nëse nuk bëhen publike pamjet e Reçakut, unë do të vetëflijohem bashkë me ushtarët

- Advertisement -

Shukri Buja, ish-komandant në zonën e Nerodimes (Reçak), ka thënë se si komandant i zonës ka pasur frikë nga mos publikimi i pamjeve të realizuara, të cilat tregonin krimin serb mbi popullsinë shqiptare civile në Reçak.

“Në takimin me Walker që e kemi pasur pas vizites së kufomave në Reçak, ka qenë insistimi im që të bëhet publike ajo çfarë ka ndodhur në Reçak”, ka thënë Buja.

Derisa ka ndarë dhe deklarimin e ambasadorit Walker për Reçakun se ai “ishte krim kundër njerëzimit”, Buja është shprehur se për ta ishte e rëndësishme se tashmë krimi ishte adresuar dhe se dihej se kush qëndronte pas kësaj ngjarje.
“Unë i kam thënë ambasadorit Walker se nëse nuk bëhet publike ajo se çfarë ka ndodhur në Reçak, unë do të vetë – sakrifikohem dhe do të vetë – flijohem bashkë me ushtarët”, ka thënë tutje ai.

Mes tjerash, ish-komandanti i zonës së Nerodimës, ka treguar se ambasadori Walker e bëri publike masakrën në Reçak në konferencën për shtyp.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit