Shukri Buja, ish-komandant në zonën e Nerodimes (Reçak), ka thënë se si komandant i zonës ka pasur frikë nga mos publikimi i pamjeve të realizuara, të cilat tregonin krimin serb mbi popullsinë shqiptare civile në Reçak.
“Në takimin me Walker që e kemi pasur pas vizites së kufomave në Reçak, ka qenë insistimi im që të bëhet publike ajo çfarë ka ndodhur në Reçak”, ka thënë Buja.
Mes tjerash, ish-komandanti i zonës së Nerodimës, ka treguar se ambasadori Walker e bëri publike masakrën në Reçak në konferencën për shtyp.