Lajme

Bugajski kritikon SHBA-të në raport me Kosovën: Mbështetja e Vuçiqit po destabilizon rajonin

By GAZETA SCANNER 1

May 27, 2023

Njohësi i çështjeve në Ballkan, Janusz Bugajski, nuk është pajtuar me kritikat e SHBA-së ndaj Kosovës për aksionet e djeshme në veri.

Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se mbështetja e SHBA për Vuçiqin po destabilizon rajonin e Ballkanin.

Sipas tij, tani është koha që SHBA-ja të mbështet një revolucion demokratik në Serbi.

Ekuivalenti i dënimit të certifikimit të Kongresit Amerikan të zgjedhjeve të 2020 dhe legjitimimit të kryengritjes së 6 janarit. Mbështetja e SHBA për Vuçiqin po destabilizon rajonin. Është koha për të mbështetur një revolucion demokratik në Serbi dhe njohjen e Kosovës nga të gjitha shtetet evropiane”, ka shkruar Bugajski.