8.3 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Britanikët: Plani rus është rrethimi i Kievit, dhe ndërrimi i lidershipit të Ukrainës me vrasjen ose kapjen e Zelenskit

- Advertisement -

Britania beson se qëllimi i Rusisë është që në orët apo ditët në vazhdim të rrethojë kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, dhe atje të bëjë “ndryshim regjimi”. Një gjë e tillë sipas inteligjencës britanike, raporton Guardian, mund të arrihet duke kapur apo vrarë presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe udhëheqësit e tjerë të vendit.

Zyrtarët perëndimor përmendën retorikën agresive të presidentit rus Vladimir Putin në ditën e premte, ku ai i bëri thirrje ushtrisë ukrainase që të revoltohet dhe të çlirojë vendin nga “banda e të droguarve dhe neo-nazistëve”.

Më parë inteligjenca amerikane dhe britanike kanë paralajmëruar se agjencitë ruse të spiunimit kanë hartuar ‘listat e vrasjes’ së figurave kryesore që do të shënjestëroheshin në rast se Moska e merr kontrollin e qyteteve kryesore.

Aktualisht raportohet për shpërthime të fuqishme në Kiev.

Presidenti ukrainas, Zelenskyy orë më parë ka publikuar një video të tij duke treguar se ndodhet në kryeqytet. Pranë tij u panë edhe kryeministri dhe udhëheqësit e tjerë të vendit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit