-1.3 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Britania e Madhe dhe ShBA vendosin sanksione ndaj Iranit

- Advertisement -

Britania e Madhe dhe SHBA kanë sanksionuar firmat iraniane të përfshira në prodhimin e dronëve dhe raketave.

Shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Iranit dhe Marina e Gardës Revolucionare Islamike janë midis 13 emërimeve të reja nën regjimin e sanksioneve të Britanisë së Madhe, shkruan Sky News.

SHBA tha se masat e saj synonin 16 individë dhe dy entitete që mundësonin prodhimin e UAV-ve të Iranit, duke përfshirë motorët që fuqizojnë dronët Shahed të Iranit.

Thesari amerikan tha se po caktonte pesë kompani që ofrojnë materiale përbërëse për prodhimin e çelikut për kompaninë iraniane Khuzestan Steel ose blerjen e produkteve të gatshme të çelikut të KSC.

Gjithashtu në shënjestër të SHBA-së ishin tre degë të prodhuesit iranian të automjeteve Bahman Group, për të cilin tha se kishte mbështetur materialisht Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit