19.8 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Britania e Madhe: Bjellorusia shton forcat përgjatë kufirit me Ukrainën

- Advertisement -

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë po raporton rritje të aktivitetit midis forcave të armatosura të Bjellorusisë, gjë që tregon se është pjesë e taktikës për të parandaluar dërgimin e trupave ukrainase për të përforcuar ata që luftojnë për kontrollin e territorit me Rusinë.

Në përditësimin e saj të përditshëm, ministria tha se aleatja e Rusisë, Bjellorusia “ka njoftuar vendosjen e forcave të operacioneve speciale përgjatë kufirit me Ukrainën, si dhe njësitë e mbrojtjes ajrore, artilerisë dhe raketave në poligonet e stërvitjes në perëndim të vendit”.

Megjithatë, në përditësim thoshte se pavarësisht spekulimeve të mëparshme, forcat bjelloruse nuk ishin përfshirë drejtpërdrejt në konflikt.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit